DIBRA-CITY.TK

Solidariteti i dibraneve  me popullatën e përmbytur të Shkodrës

Picture
Nizamedin Papraniku, kryetar i Këshillit të Komunës së Dibrës në takimin me gazetarët, theksoi se, “ Në emër të kryetarit të komunës i cili ndodhet për vizitë në SHBA dhe të Këshillit Komunal apeloj te qytetarët, firmat dhe biznesmenët që sipas mundësive të tyre të grumbullojmë mjete financiare, veshmbathje dhe artikuj ushqimor për vëllezërit tanë në zonën e përmbytur të Shkodrës, të cilët këtyre ditëve përjetojnë çaste shumë të vështira në përballimin e kësaj fatkeqësie natyrore. Pushteti vendor ka ndarë 2 mijë euro ndihma, ndërkaq në Bankën Ekonomike Filiali në Dibër është hapur xhirollogaria numër 200001115885373 për të gjithë ata që dëshirojnë të dërgojnë mjete financiare. Veshmbathje dhe artikujt ushqimor mund të dërgohen nëpërmjet Kryqit të Kuq të Dibrës. Shpresoj si gjithnjë dibranët do ta dëshmojnë gadishmërinë e tyre dhe shpirtin solidar për të përballuar këtë fatkeqësi në zonën e Shkodrës “.

HACCAPsistemi Dibër

Picture

                                           Rezultate të mira

 Fushata për HACCAP-sistemin me të cilin edhe Maqedonia duhet t'u afrohet standardeve evropiane, në Dibër është duke u realizuar me sukses.Këtë e ka bërë të ditur Aleksandra Markovska, konsultante e HACCAP-sistemit që përgatitë pronarët e firmave në Dibër. Markovska, thotë se pronarët e firmave nga Dibra në një numër të madh kanë kushte teje të mira për përgatitjen e prodhimeve të veta me që posedojnë kushte teje të mira në procesin e prodhimit. Ajo shton se gjatë trajnimeve tre mujore që është duke i realizuar në Dibër me pronarët e firmave, vërehet vetëdije e pronarëve për të pasur një prodhim sa më kualitativ që kërkohet me HACCAP-standardet. "Repartet ku bëhet prodhimi në të shumtën e rasteve në Dibër, kanë standarde të larta por edhe vetëdija e pronarëve kupton se duhet arritur këta standarde", tha Markovska. Sipas përzgjedhësit të Odës Tregtare në Dibër, Fisnik Saraçi, deri tani janë realizuar trajnime dhe përgatitje për HACCAP-standardin me pronarët e firmave të prodhimit të bukës dhe gatimeve të bardha, pastaj ndërmarrjeve tregtare dhe disa ndërmarrje të tjera prodhuese. Sa i takon interesit, ai është i pranishëm dhe dita ditës, rritet numri i atyre firmave të cilët kuptojnë se nevoja e trajnimit dhe përgatitjes është nevojë e kohës. Te gjithe ata te interesuarit te cilet kane deshire qe te implementojne HACCAP sistemin ne kompanite e  ture te lajmerohen tek Oda e Zejtareve ne Diber tek z.Fisnik Saraci.

Aksion Ekologjik per pastrimin e brigjeve te Liqenit te Dibres

Picture

Neser, date 28 Qershor e diel, ne plazhin e liqenit tone do zhvillohet nje aksion qytetare ekologjik me qellim pastrimin e "gjolit" nga "gjurulltejat" :)

 

    Ftohen te gjithe qytetaret dibrane qe neser te mblidhen tek Plazhi i Liqenit ne kete nisme qytetare te shoqatave joqeveritare Dibrane, me te vetmin qellim qe te rruajme mjedisin tone dhe te mbrojme veten ne radhe te pare nga ndotja dhe shkaterrimi. Kete nisme e kane inicuar Shoqatat qytetare dhe ekologjike dibrane dhe vitet e fundit po fornalizohet ne nje tradite tashme. Organizatoret gjithashtu kane parashijuar dhe nje dreke modeste per vullnetaret, qe shpresojme te jene me ne numer se cdo vit paraardhes. Ju mirepresim !

Ndërprerje për punimet Diber-Struge

Picture

Në aksin rrugor Dibër - Strugë vazhdojnë punimet për rekonstruimin e rrugës. Rrugët në këtë aks rrugor ishin tepër të dëmtuara dhe me plot gropa që pengonin dukshëm

 komunikacionin rrugor. Punët ndërtimore që realizon ndërmarrja "Ilinden" nga Struga kanë një dinamikë të veçantë dhe planifikohet që kah fundi i vitit asfaltimi i rrugës me gjatësi prej 24 kilometra, pra nga Veleshta deri tek fshati Otishan të realizohet me sukses. Kjo është vetëm faza e parë meqë faza e dytë do të realizohet vitin e ardhshëm. Sipas qendrës për informim pranë ndërmarrjes publike "Makedonia Pat" në Shkup për shkak të punimeve në aksin rrugor Dibër-Strugë çdo ditë ka ndërprerje tri herë në ditë të kalimit në këtë drejtim. Dispejxher shërbimi i kësaj ndërmarrje thotë se ndërprerjet janë të përditshme edhe atë në terminet nga ora 8 deri në ora 10 e 30 minuta, nga ora 11 deri më 13 e 30 minuta si dhe nga ora 14 e 30 minuta deri më ora 17. Përndryshe për shkak të verës dukshëm është shtuar frekuenca e udhëtimit nga Dibra për në Strugë, meqë dibranët shumë herë gjatë verës shfrytëzojnë Liqenin e Ohrit dhe Strugës. (V.S)