DIBRA-CITY.TK

Heqja e vizave, mbi 150 mijë qytetarë kanë lëshuar vendin

Picture
Me heqjen e vizave nga Bashkimi Evropian deri tani kanë lëshuar vendin mbi 150 mijë shtetas të Maqedonisë, njofton agjencia e lajmeve INA.
 

Sipas statistikave të Ministrisë së Brendshme dhe asaj të Jashtme për agjencinë e lajmeve INA, që nga heqja e regjimit të vizave nga ana e vendeve të BE-së nga 19 dhjetori e deri në fillim të kësaj jave vendin e kanë lëshuar rreth 150 mijë qytetarë të Maqedonisë.

Të dhënat bëjnë të ditur se nga ky numër vetëm 60 veta janë kthyer nga vendkalimet kufitare e vendeve anëtare, që është një shifër tejet minore.

Ministria e Brendshme ka njoftuar se procesi i lëvizjes së lirë të qytetarëve pas heqjes së vizave po zhvillohet pa probleme dhe se këto konfirmime janë siguruar edhe nga vendet anëtare të BE-së.

Sipas Ministrisë së Jashtme në Shkup, vetëm në Greqi pa viza nga fundi i dhjetorit kanë hyrë 10 mijë qytetarë të Maqedonisë, prej të cilëve vetëm tre veta janë kthyer. /INA/

 

Ohri në kuotat maksimale

Picture
Niveli i ujit ne liqenin e Ohrit ne Maqedoni eshte ne kuotat maksimale, ndersa shkarkimi i tij po behet ne kuota minimale.

Lajmin e bejne te ditur autoritetet maqedonase, te cilat citohen nga mediat lokale. Por autoritetet njoftojne se nese nivelet e ujerave rriten me tej, edhe si pasoje e shkrirjes se debores, atehere sasia e ujerave qe shkarkohen mund te rritet.

Nderkohe, ne degen e Drinit te Zi qe kalon ne territorin e Maqedonise, prurjet jane minimale dhe uji kontrollohet per nevojat e prodhimit te energjise elektrike.

Lap-top i tejdukshëm

Picture
Në panairin e sivjetmë të elektronikës, kompania Samsung për herë të parë ka prezantuar konceptin e lap-topëve që shfrytëzojnë monitorë të tejdukshëm OLED.
Informatat që vijnë nga Koreja, tash për tash, janë të mangëta – mirëpo thuhet se pritjet janë të mëdha, pasi që teknologjia e diodave me ndriçim organik (OLED) ka shumë përparësi ndaj asaj të kristaleve LED.
Një monitor i prezantuar 14 inch, pas fikjes kishte tejdukshmëri deri në 40, ndërsa është bërë e ditur që së shpejti pritet të fillojë prodhimi serik i këtyre
lap-topëve.

Monitorët transparentë janë ndër aksesorët më të preferuar kohët e fundit në filmat fantastiko-shkencorë por me laptopin 14 inch e prezantuar në CES bazuar në teknologji OLED, Samsung mund të japi shpejt një mundësi të gjithëve të provojnë një eksperiencë të tillë.
Në të vërtetë, modeli i prezantuar është vetëm një prototip, por përveç pamjes së këndëshme, display OLED i këtij modeli ka sipas Samsung një transparencë maksimale (kur monitori është i shuar) prej 40 përqind, ndërkohë që standarti sot është diku tek 25 përqind.

Ajo që nuk është për tu parë, është se sa një veti e tillë do të jetë e përshtatshme për punët e përditshme - një monitor transparent duhet të ketë ndjesi të ngjashme me dritaret transparente të sistemit, por sa prej jush përdorin opsione të tilla?!

Teknologjia ka shumë mundësi të mbetet këtu ku është (pra vetëm një prototip) përsa i përket monitorëve të kompjuterave, por Samsung planifikon që tani të eksperimentojë me të në luajtësit MP3 apo pajisje të ngjashme ku saktësia dhe qartësia e shikimit nuk janë aspekte kryesore dhe ku transparenca do të ishte një ekstra e mirëpritur.

Një telefon mobil që punon me Coca-Cola

Picture
Nokia ka zbuluar një prototip të telefonit të saj, të dizajnuar nga Daizi Zheng. Ky celular do të punojë në bazë të energjisë që do të prodhohet nga bio-bateritë, ndërsa si “lëndë ndezëse” do të shfrytëzohet Coca-Cola.
Celulat do të punojnë me sheqer, që nuk është risi në botën e teknologjisë, mirëpo dizajneri Zheng ka dashur të tregojë se ka vend edhe për inovacione të tjera.
Natyrisht, nuk është për t’u kundërshtuar fakti se me vete do ta kemi një bateri ekologjike – që ka jetëgjatësinë shumë të më madhe se bateritë standarde.

Picture

Haiti - Shkatërrimi i paimagjinueshëm

Picture
Presidenti i Haitit, Rene Preval, ka thënë se shkatërrimi i shkaktuar nga tërmeti i së martës është i paimagjinueshëm, dhe ai ka frikë se mijëra vetë kanë vdekur.
E mërkure 13 Janar 2010 21:31  

Presidenti Preval i tha Miami Herald se kishte kaluar mbi trupa të vdekurish dhe kishte dëgjuar britmat e atyre që ishin zënë nën rrënojat e ndërtesës së parlamentit.

Ai tha se shkollat dhe spitalet ishin shkatërruar.

Trupat ishin grumbulluar pirgje pirgje në anë të rrugëve të mbushura nga rrënojat e tërmetit në kryeqytetin e Haitit, Port -O-Prens, i cili ka qënë në afërsi të epiqëndrës së tërmetit.

Ndërkohë OKB në Haiti është dëmtuar shumë rëndë nga tërmeti.

Selia e saj në kryeqytet është shkatëruar dhe shefi i saj z.Anabi dhe shumë pjestarë të stafit rrezultojnë të humbur.

Brazili dhe Jordania kanë njoftuar se kanë humbur ushtarë paqeruajtës. Kina tha së shumë nga forcat e saj janë nën rrënoja.

Një zyrtarë i OKB-së në Nju Jork tha se kjo mund të jetë kriza më e rëndë e kësaj organizate që nga vënia e bombave në ndërtesat e saj në Bagdad në 2003. /BBC/

Republika Islamike e Mauritanisë njohu Kosovën

Picture
Republika Islamike e Mauritanisë njohu Kosovën Republika Islamike e Mauritanisë, më 12 janar 2010, ka marrë vendim që të njohë Kosovën - shtet të pavarur dhe sovran.
E mërkure 13 Janar 2010 18:34  

Njoftimi është bërë sot përmes Konsullatës së Përgjithshme të Republikës së Kosovës në Nju- Jork, me një notë verbale nga Ministria e Punëve të Jashtme dhe e Bashkëpunimit e Republikës Islamike të Mauritanisë, dërguar Ministrisë së Punëve të Jashtme të Republikës së Kosovës. Në notën verbale të njohjes, mes tjerash thuhet se “duke iu referuar letrës së Shkëlqesisë së tij, ministrit të Punëve të Jashtme të Republikës së Kosovës Skender Hyseni, dërguar ministrit të Jashtëm dhe të Bashkëpunimit të Republikës Islamike të Mauritanisë, Ministria e Punëve të Jashtme dhe e Bashkëpunimit e Mauritanisë ka nderin të njoftojë Ministrinë e Punëve të Jashtme të Kosovës se, Republika Islamike e Mauritanisë ka njohur Kosovën shtet të pavarur dhe sovran dhe ka marrë vendim që të themelojë marrëdhëniet diplomatike në nivel ambasadorësh”.

Në notën verbale të njohjes po ashtu thuhet se, Ministria e Punëve të Jashtme dhe e Bashkëpunimit e Republikës Islamike të Mauritanisë, është e bindur se ky vendim hapë mundësi të mëdha të zhvillimit të marrëdhënieve mes dy vendeve tona dhe bashkëpunimit me interes të ndërsjellët në të gjitha rrafshet, ato politike, ekonomike, sociale dhe kulturore.

Republika Islamike e Mauritanisë është vendi i 65-të që e ka njohur Republikën e Kosovës, shtet të pavarur dhe sovran.

Republika Islamike e Mauritanisë gjendet në Afrikën Veriperëndimore, kufizuar me Oqeanin Atlantik, Senegalin, Malin, Algjerinë dhe Marokun, thuhet në njoftimin e Ministrisë së Punëve të Jashtme të Republikës së Kosovës.

Macja e trashë mund të thyej rekordin

Picture
Një burrë kinez beson se macja e tij prej afro 16 kilogramësh mund të jetë më e rënda në botë.
Xu Jirong, nga qyteti Qingdao i krahinës veriore kineze Shandong, thotë se macja e tij e emëruar Chubby ka belin më të madh se një vajzë.

"Ajo shton më shumë se një kilogram për çdo vit. Dyshoj se problemi qëndron për faktin se ajo preferon shumë më shumë mishin e derrit sesa të peshkut", u ka thënë ai medieve lokale.

"Ajo mund të gëlltis katër deri në copa mish derri brenda pak minutash", ka shtuar ai.

Megjithatë, Xu thotë se Chubby është mace rojtare.

"Ajo sulmon secilin të panjohur i cili vjen në banesën time duke i grithur, Chubby është bukur tmerruese", ka shtuar Xu të cilit veterinari i ka rekomanduar që macen ta vendos në dietë ushqimi.

Macja mbijeton 26 ditë nën gërmadha

Picture
Një mace, kafshë shtëpiake e një gruaje nga shteti amerikan Ohio është gjetur e gjallë nën gërmadha, 26 ditë pas zjarrit në ndërtesën në të cilën jetonte.
Sandy LaPierre thotë se ka besuar që macja e saj njëvjeçare me emrin Smoka të ketë pësuar në zjarrin e 10 gushtit në Franklin, 48 kilometra në veri të Cincinnatit. Zjarri kishte shpërthyer në ndërtesën në të cilën gruaja po jetonte në katin e dytë.

Gjatë largimit të mbetjeve të ndërtesës me 4 shtator, punëtorët kanë parë macen Smoky në gërmadha. Ajo ishte dobësuar shumë dhe tani han shumë për të kompensuar humbjen, thotë pronarja e saj. Përveç vështirësive të vogla gjatë ecjes, mirë ndjehet, ka shtuar pronarja.

Policia liron 9 femra nga Big Brother-i fals

Picture
Nëntë femra të mashtruara se ishin pjesëmarrëse në një reality show televiziv, janë liruar nga policia ushtarake turke pas dy muajsh qëndrimi të mbyllur në një vilë në Stamboll.
Një zëdhënës i policisë tha se kamerat në vilë kanë filmuar femrat 24 orë në ditë, duke ofruar pamje direkte për përdoruesit e internetit, të cilët paguanin për të pasur qasje.

Vendosi të vrapojë këmbëzbathur rreth SHBA-ve

Picture
Një Amerikan vendosi të vrapojë rreth SHBA-ve këmbëzbathur, dhe pa çorape. Qëllimi i tij është të tërheqë vëmendjen e njerëzve për ndihmë të të rinjve të pastrehë në Amerikë.
Tellman Knudson është një amerikan i cili vendosi të vrapojë rreth SHBA-ve këmbëzbathur. Qëllimi i vrapimit të tij është tërheqja e vëmendjes së njerëzve për ndihmë të të rinjve të pastrehë në Amerikë.

"Qëllimi im është që t’i mbledh 100 milion dollarë për të rinjtë e pastrehë. Ne po vrapojmë rreth vendit këmbëzbathur, në mënyrë që të tërheqim vëmendjen e njerëzve, që ta realizojmë këtë qëllim, ka thënë ai.

Nudson thotë se çdo vit, rreth dy milion të rinj të moshës në mes 12 e 24 vjeçar, mbesin pa kulm mbi kokë.

Ai shton se nga të gjithë njerëzit të cilët kanë vrapuar nëpër vend me qëllime bamirësie, ai është i pari që vrapon këmbëzbathur.

"Unë emocionohem kur bëj gjëra që nuk i ka bërë askush më parë. Thjeshtë, më pëlqejnë sfidat e mira. Me këto ide zgjohem në mëngjes. Unë vendosa të vrapoj këmbëzbathur sepse asnjë më parë nuk ka vepruar kështu, dhe doja që të shihja se çka mund të ndihmojnë njerëzit për këtë, ka thënë ai.

Pëllumbi më i shpejtë se interneti

Picture
Të punësuarit e frustruar të një kompanie të Afrikës së Jugut kanë dashur të sqarojnë sa e dobët është lidhja e internetit të cilën ua siguron ofruesi më i madh i shërbimeve të internetit në vend, dhe kjo u ka shkuar për dore.
Ofruesi më i madh i shërbimeve të internetit në Republikën e Afrikës së Jugut Telkom është gjetur në një situatë të pakalueshme pasi që është dëshmuar se më lehtë është të dërgohen të dhënat me pëllumb i cili bart letra sesa të përdoret lidhja e tyre e internetit.

Shpejtësia e internetit në shtetin më të pasur afrikan është shumë e dobët për shkak të gjerësisë së vogël të shiritit të frekuencave.

Gazeta lokale SAPA raporton se pëllumbit 11 muaj të vjetër me emrin Winston i janë dashur një orë e tetë minuta të kalojë largësinë prej 80 kilometrash nga zyra e kompanisë Unlimited IT në afërsi të Pietermaritzburgut deri tek qyteti bregdetar Durban, dhe të dërgojë kartelën më të dhëna e cila ka qenë e shtrënguar për këmbën e tij.

Bartja e të dhënave nëpërmes internetit ka zgjatur dyfish më shumë, dy orë, gjashtë minuta e 57 sekonda.

Kompania Unlimited IT ka vendosur që të bëj këtë eksperiment pasi që të punuar e saj janë frustruar me “shpejtësinë” e bartjes së të dhënave.

Fotografia më e shëmtuar e bërë nga policia ndonjëherë

Picture
Njihuni me Alan Dale Lee, njeriun me fotografinë ndoshta më të shëmtuar të policisë në historinë amerikane të fotografimit të personave të arrestuar.
Dyzetvjeçari është arrestuar në Dade City të Floridas, derisa është akuzuar për krim të rëndë, supozohet se ka shpuar një person me thikë në barkë.

Për shkak të dhëmbëve të tij karakteristik, policët e kanë “shpërblyer” zotëriun Lee me pseudonimin Drakula.

"Ka qenë vështirë të qëndrojmë serioz derisa po e fotografonim. Askush ende nuk ka parë dhëmbë në një gjendje aq të keqe”, ka thënë një polic.

Lee aktualisht është duke u mbajtur në paraburgim dhe ende pret fillimin e gjykimit.

Itali, pranga shqiptarëve, u kapën me 145 kg drogë

Picture
Plot 145 kg drogë e llojit marihuanë është kapur të premten nga policia italiane. Lënda narkotike e ndarë në disa pako, është sekuestruar 20 kilometra në juglindje të qytetit të Leçes e fshehur në një pyll me pisha.
Dy shqiptarë janë arrestuar nga forcat italiane të rendit, si posedues të sasisë së drogës. Sipas policisë italiane, shqiptarët e arrestuar janë të moshës 20 dhe 30-vjeç, por nuk jepen të dhëna për identitetin e tyre.

Sasia e drogës-sipas policisë së shtetit fqinj-ka mbërritur nëpërmjet Otrantos nga Shqipëria. Trafikantët kanë përdorur gomone për të transportuar lëndën fitimprurëse.

Nuk dihet nëse të ndaluarit janë korrierët e drogës apo thjesht shqiptarë që do kalonin kufirin bashkë drogën në gomone.

Shqipëri: Gripi i derrave, shkon në 31 numri i të prekurve

Picture
Një Shqipëri konfirmohen 31 raste të prekurish nga gripi i derrave. Më i fundit ishte një i ri nga Kamza i cili ka qenë i shtruar në spitalin Infektiv të QSUT-së, por tashmë shëndeti i tij është përmirësuar.
Drejtori i ISHP-së, Alban Ylli tha të premten se listës së të prekurve i shtohet një rast i ri. Konfirmimi u bë pas mbërritjes së rezultateve nga laboratori i Rumanisë.

Ky rast konfirmoi dyshimet e mjekëve që me shqetësim thonë se numri i të prekurve nga virusi i gripit të derrave është shumë më i lartë se rastet e konfirmuara zyrtarisht. Për këtë arsye specialistët tërheqin vëmendjen për higjienë personale.

Sipas tyre është e vërtetuar tashmë që larja e duarve sa më shpesh me ujë dhe me sapun e pakëson mundësinë e përhapjes së virusit me disa 20-30 herë.

Lidhur me rastin më të fundit të prekur nga gripi i derrave mjekët shtojnë se ai ishte në gjendje relativisht të rëndë dhe pas dyshimeve u trajtua me Tamiflu.

Dyshimet e mjekëve u vërtetuan nga Laboratori i Bukureshtit, përgjigjet e të cilit erdhën disa ditë pasi pacienti kishte lënë spitalin. Mjekët thonë se gripi i derrave rrezikon të kthehet në pandemi me ardhjen e stinës së vjeshtës pasi i ftohti ndikon në përhapjen e tij.

Itali, perdhunohet prostituta shqiptare

Picture
Nje vajze shqiptare, e cila shfrytezohej si prostitute ne Itali, ka rene pre e dhunes seksuale dhe grabitjes nga disa persona.

Ngjarja e rende ka ndodhur ne Breshia, ndersa policia ka nisur menjehere punen per identifikimin dhe kapjen e autoreve. Mediat italiane shkruanin dje se vajza e re, e cila eshte nje prostitute shqiptare, ka kerkuar ndihmen e policise dy net me pare. Mesohet se ajo ishte rreth te 30-ave dhe qarkullonte ne nje bulevard te Breshias ne kerkim te klienteve, me te cilet kryente marredhenie seksuale kundrejt parave.

Naten e se shtunes, teksa ajo po xhironte ne rruget e qytetit italian, i eshte afruar nje person, i cili e ka ftuar ate ne nje hotel. Ajo ka hipur ne makine, por vetem pak minuta me pas ka konstatuar ndryshimin e destinacionit te makines. “Klienti” e ka cuar prostituten ne nje vend te izoluar. Aty ajo ka kuptuar se dicka po ndodhte. Te makina, ku ishte me “klientin” jane afruar edhe persona te tjere, te cilet kane folur gjuhe sllave. Gjithmone duke iu referuar vajzes, tre sllavet e kane dhunuar seksualisht dhe e kane grabitur.


Sipas saj, “klienti” bashke me shoke te tij e kane dhunuar seksualisht dhe me pas i kane marre sendet e saj personale dhe parate qe ajo mbante me vete. 30-vjecarja sapo ka shpetuar prej tyre, ka lajmeruar policine dhe me pas ka perfunduar ne spital. Hetimet kane nisur menjehere pas disa oresh, pas denoncimit te bere nga vajza, por nuk kane qene te lehta, pasi ajo nuk i njihte personat qe u larguan menjehere.

Serish “metamorfoze” per Ana Oxa-n

Picture
Kengetarja italiane me origjine shqiptare, Ana Oxa ka ndryshuar teresisht look duke u shfaqur me floke te prere shkurt dhe me nuanca te bardha.
Ne revisten “DiPiu” jane shfaqur imazhet e Anna-s se transformuar, cka tregon edhe nje here se ajo eshte nje nga njerezit qe arrijne te bejne me shume zhurme ne ambientet e artisteve italiane. Aktualisht kengeterja nuk po kalon nje periudhe te mire ne jeten sentimentale pasi sapo eshte ndare nga bashkeshorti i katert, Marco Sansonetti.
Dashuria e tyre u shua pas rreth 3 vjetesh. Para pak ditesh Anna kendoi ne “San Siro” per tragjedine e Aquilla-s, por look-u i saj nuk kishte ndryshuar. “Metemorfoza” ka ndodhur ditet e fundit pasi u zyrtarizua edhe divorci me 26 vjecarin.

Tragjedi ne Formula 2, vdes 18 vjecari Surtees

Picture
Tragjedi ne boten e garave motoristike ku 18 vjecari Henry Surtees ka humbur jeten gjate nje gare te kampionatit F2.

Pasi eshte goditur ne koke nga goma e makines se Jack Clarke ai ka humbur ndjenjat duke u perplasur me muret mbrojtese. Surtees u transferua menjehere ne Royal Hospital te Londres por nuk mundi te mbijetonte.
Kjo eshte nje drame e madhe ne familjen e John Surtees, i cili eshte i vetmi pilot kampion bote si me makine ashtu edhe me motor. Henry ishte ngjitur ne podium vetem para 25 oresh ne suksesin e tij te pare ne boten e Formula 2. Ashtu si i ati, Henry garoi me motore nga mosha 11 deri ne 16 vjec.
Ne vitin 2006 ndoqi keshillen e te atit duke e vazhduar karrieren ne Formula BMW, me pas ne Formula Renault, Formula 3 angleze dhe ne vitin 2009 ai u regjistrua ne Formula 2.

Përfundimisht hiqen vizat nga janari i 2010

Picture
Propozimi për heqjen e vizave më 14 korrik zyrtarisht do të prezantohet nga komiseri për zgjerim i Bashkimit Evropian, Oli Ren në Strazburg

Qytetarët e Maqedonisë janë duke numëruar ditët para 14 korrikut, me rastin e paralajmërimeve për të hequr vizat. Kjo ka ndikuar që edhe nga Brukseli të vijnë mesazhi optimiste për qytetarët e rajonit të Ballkanit Perendimor, por në këtë rast jo edhe për Kosovën e Shqipërinë, por vetëm në planin e agjendës për heqjen e vizave janë paraparë Maqedonia, Serbia dhe Mali i Zi. Për këto dy të fundit sërish janë dhënë mesazhe më optimiste se megjithatë do të ketë përgjigje pozitive.

“Komisioni Evropian do t'i heqë vizat për qytetarët e Maqedonisë, Serbisë dhe Malit të Zi”, deklaroi në Bruksel nënkryetari i Komisonit Evropian dhe komisari për drejtësi dhe punë të brendshme, Zhak Baro.

Baro për herë të parë në konferencë për shtyp i emëroi vendet, për të cilat KE-ja do të propozojë liberalizimin e regjimit të vizave nga fillimi i vitit.

Propozimi për heqjen e vizave më 14 korrik zyrtarisht do të prezantohet nga komiseri për zgjerim i Bashkimit Evropian, Oli Ren në Strazburg.

"Reni do t'ua kumtojë lajmin e lumtur", tha Baro, duke shtuar se "Maqedonija, Serbia dhe Mali i Zi kanë investuar përpjekje për plotësimin e parakushteve të cilat i vendosi BE-ja, siç janë siguria e dokumenteve, ndarja e pasaportëve biometrikë, përforcimi i kontrollit kufitar dhe lufta kundër korrupcionit". Baro theksoi se Shqipëria dhe Bosnja dhe Hercegovina ende nuk i kanë plotësuar kushtet për heqjen e vizave. Ndërsa, Kosova fare nuk është përmendur në vlerësimet e tij për vendet e Ballkanit Perendimor, në sferën e heqjes së vizave.


Vlore, babai dhe e bija mbyten ne det

Picture
Tragjedi ne Vlore ku babe e bije jane mbytur ne det. Ngjarja ndodhi ne zonen e quajtur Delisuf ku dy pjesetaret e familjes kane humbur jeten.

Sipas te dhenave nga vendngjarja, babai 41 vjecar Kudret Cepele u perpoq te shpetonte dy femijet e tij qe ishin duke u mbytur por ai nuk arriti te dilte ne breg me te bijen 15 vjecare, Elisona Cepele.
Djali ka arritur t’i shpetoje tragjedise. Menjehere ne vendngjarje kane mberritur polumbaret te cilet kane nxjerre nga deti kufomat e dy viktimave.

Skandal, mjeku detyron pacienten ta paguajë me seks oral

Picture
Seks në këmbim të faturave të kripura të vizitave dhe shërbimeve mjekësore.
Ky është skandali që ka tronditur rajonin e Malit të Zi dhe Serbisë. Policia e cituar nga e përditshmja e Podgoricës “Vijesti” ka thënë se mjeku 49-vjeçar, Mladen Ivanisevic, i punësuar te Shtëpia e Shëndetit në Tivat, është arrestuar nën akuzën e mbërritur pas denoncimit të pacientes 24-vjeçare I.G. nga Kovini (Vojvodinë), dhe burrit të saj M.G., se ua paguante shërbimet mjekësore me seks oral.
Dr. Ivaniseviç, nga Podgorica, akuzohet për vepër penale të ‘tregtimit me njerëz’, ndërkohë që përveç tij, pas kallëzimit penal të I.G., janë arrestuar edhe 27-vjeçari Boris Cukic dhe 24-vjeçari Tihomir Rajic, për shkak të dyshimit se kanë kryer dhunim, njoftoi Drejtoria vendore Policisë.
“I.G. erdhi dje në stacionin policor në Tivat dhe lajmëroi se në qershor të vitit 2008 ishte njohur me mjekun M.I. nga Tivati, i cili shërbimet e tij mjekësore nuk ia faturoi si secilës shtetase të huaj, por i propozoi që të shkonte në banesën e tij dhe si këmbim ajo t’i ofronte shërbimin e seksit oral, me çka ajo ishte pajtuar”, thuhet në kumtesë.
Sipas G.I. mjeku Ivanisevic, gjatë takimeve me qëllim të ofrimit të shërbimeve seksuale i paguante ato me nga 20 euro, përfshirë edhe premtimin se asaj dhe burrit do t’ua rregullonte letërnjoftimet, pasaportat dhe librezat shëndetësore.
Gjithashtu, dyshohet se mjeku, duke e ditur gjendjen e tyre të vështirë ekonomike, bashkëshortëve u kishte premtuar edhe një hua prej 35 000 eurosh, sapo të shiste shtëpinë e tij në Bosnje dhe Hercegovinë.
Madje, i kishte premtuar M.G. edhe se do t’i gjente një blerës për veshkën e tij. Ndërkohë, M.I. e kishte njoftuar burrin e I.G. se kishte gjetur blerësin e veshkës, i cili për të do të paguante një shumë mes 40 000 dhe 50 000 euro.
Rrjedhimisht, bashkëshortëve ua kishte dhënë numrin e telefonit dhe të dhënat personale të blerësit, të cilin I.G. nuk kishte mundësi ta merrte asnjëherë në atë numër, sqaroi policia.
Sipas deklaratave të bashkëshortëve, dyshohet se dr. Ivanisevic, i cili i kishte mashtruar me premtime, kishte kërkuar që edhe M.G. ta kënaqte moralisht, dhe se ky kishte pranuar!
Po ashtu, dyshohet se mjeku, i cili të premten (sot) do t’i dorëzohet gjykatësit hetues të Gjykatës së Lartë në Podgoricë, bashkë me akuzën për vepër penale, disa herë e kishte shfrytëzuar I.G edhe për prostitucion, për ofrimin e shërbimeve seksuale për nevojat e miqve të tij, ndërsa ata për këtë gjë paguanin nga 20 euro.
Bazuar në kallëzimin e I.G. policia ka arrestuar edhe tivatasit Cukic dhe Rajic, të cilët ajo i akuzon se të martën e kishin dhunuar në parkingun e lagjes “Brdista”.
Siç dyshohet, ata e kanë bërë këtë gjë duke e detyruar I.G. që ta kënaqte njërin oralisht, kurse me tjetrin kishte marrëdhënie seksuale.
“Para se ta dërgonin në lagjen Brdista, I.G., siç dyshohet, me njërin prej tyre kishte bërë një marrëveshje parapake për marrëdhënie vullnetare seksuale, gjegjësisht për ofrimin e shërbimeve orale për një çmim prej 20 eurosh”, sqaruan në polici.
Pohimet e Rajic dhe Cukic tashmë u është dorëzuar vendimi për paraburgosje, pas së cilës gjë, bashkë me kallëzimet penale do t’i dorëzohen gjykatësit hetues të Gjykatës së lartë në Podgoricë.

Verona, mbaron shkollen e mesme 72 vjecarja

Picture
Asnjehere nuk eshte vone per te marre nje diplome. Kete thenie e verteton me se miri nje shembull ne Itali ku nje 72 vjecare eshte diplomuar per here te pare ne jeten e saj.

Ajo i ka perfunduar studimet e mesme ne institutin e San Florianos me nje mesatare pikesh 71/100. E moshuara quhet Giuseppina Adami, emri i se ciles eshte bere i njohur pas publikimit te lajmit nga gazeta lokale, “L’Arena”, eshte pergjigjur shkelqyeshem ne testimin me goje, duke mahnitur profesoret e pranishem ne juri.
Por 72 vjecarja nuk njeh kufij, pasi ajo ka ndermend te vazhdoje edhe studimet e larta.

Groenlande, zbulohet bakteri 120 mije vjecar

Picture
Per te mesuar sa me shume rreth evolucionit te mikrogjallesave, duhet te germojme thelle ne shtresat e akullit mijeravjecar. Kjo teori ka rezultuar e suksesshme per vite me rradhe dhe vazhdon te jete e tille.

Zbulimin e radhes e ka bere nje grup shkencetaresh ne Groenlande ku kane zbuluar nje lloj bakteri qe ishte “varrosur” ne akull qe prej 120 mije vjetesh. Ky bakter ka formen e nje shkopi dhe eshte rreth 50 here me i vogel se bakteri i zakonshem. Ekzistenca e tij mund te jete nje baze e forte per te mbeshtetur teorine e ekzistences se bakterieve te ngjashme edhe ne zonat e ngrira te planeteve ne sistemin tone diellor dhe jashte tij.
Ky mikrob eshte pagezuar me emrin “Herminiimonas glaciei” dhe ai eshte risjelle ne jete fale trajtimit 7 mujor ne nje inkubator me temperature 2 grade dhe me pas 4 muaj ne nje inkubator me temperature 5 grade.

Greqi, dy shqiptare me grip derrash

Picture
Rritet dita dites numri i rasteve me gripin e derrave ne Greqi dhe specialistet e mjekesise deklarojne se ndodhen perpara nje pandemie ne vend.
Ne mengjesin e dites se merkure, laboratori i Greqise se jugut ka deklaruar 22 raste te reja dhe numri i pergjithshem i pacienteve me gripin A ka shkuar ne 187, prej te cileve 87 jane sheruar plotesisht.

Shumica e personave te prekur jane turiste te huaj qe vizitojne Greqine, por midis tyre jane edhe dy shtetas shqiptare.

Sipas listes qe publikon Ministria greke e Shendetesise, behet fjale per nje grua 36 vjece dhe nje djale 17 vjec te cilet ende nuk dihet se si e kane marre virusin.

Keshtu numri i shtetasve shqiptare te infektuar me virusin H1N1 ka shkuar ne tre brenda vetem nje jave.

Me gjithe masat e marra, duket se gjendja po iken nga kontrolli dhe kjo ka vene ne levizje, organet greke te shendetsise qe vleresojne se ndoshta ka shume paciente te infektuar te cilet kalojne gripin me simptoma te lehta dhe nuk kerkojne ndihme prane qendrave spitalore, por behen burim infeksioni per dhjetera te tjere dhe si rezultat, shtohet numri i rasteve me virusin H1N1.

Fansat i japin lamtumiren Majkell Xheksonit

Picture
Ceremonia e varrimit te mbretit te pop-it, Majkell Xhekson eshte shnderruar ne pelegrinazh te vertete.

Miq, yje te muzikes, fanse, jane mbledhur ne staples center te Los Angelesit per t’i dhene legjendes se pop-it lamtumiren e fundit. Nje autokolone limuzinash e makinash te tjera me familjaret e tij mberriti me heret ne varrezen e forest lawn ne hollivud per funeralin privat te kengetarit ikone.

Nje ore e gjysem spektakel live per te nderuar kujtimin e njeriut qe shumekush e quan sot “Barak Obama i muzikes”. I pari afro-amerikan qe theu keto lloj barrierash racore premton ta ktheje kete koncert te ngjeshur me yje ne njerin prej evenimenteve televizive me te ndjekura ne histori. Lista e emrave te famshem ne show-n e ngjeshur me yje te muzikes e te ekranit eshte e gjate; Stevie wonder, Mariah Carey, Usher, Lionel Richie, Kobe Bryant e Jennifer Hudson jane nje pjese e tyre.


Gati dy jave nga vdekja e ikones se muzikes, Los Angeles-i eshte paralizuar i teri per ceremonine publike te homazheve, ndersa njerezit vershuan lume per te kujtuar jeten dhe vdekjen e Majkell Xheksonit. Trupi i yllit te pop-it prehet ne nje arkivol 25.000 dollaresh te lare ne ar. 17.500 njerezit qe arriten te sigurojne bileta, po e ndjekin ceremonine nga afer ne “Staples Center”, nje luks i vertete per ta, krahasuar me interesimin e jashtezakoneshem qe u pa qarte nga vala e kerkesave, me shume se 1 milione e gjysme. Homazhet do te zgjasin 90 minuta, kohe gjate se ciles do te transmetohen live anembane globit.

Madona i parapriu nderimet per te me nje koncert ne Londer, te mbajtur pikerisht ne te njejten arene ku Majkell Xheksoni do te fillonte me 13 korrik nje seri prej 50 koncertesh. Ne skene ishte vendosur nje fotografi e kengetarit, e teksa ajo intrepretonte kengen e njohur “Holiday”, nje kercimtar i veshur me xhekete te zeze lekure, bluze te bardhe, doreza dhe corape te bardha, kercente, duke imituar levizjet karakteristike te Xheksonit. Pothuajse gjysma e njerezve te pyetur, rrefyen se ne kujtesen e tyre ai do te mbetet i rrethuar si nje njeri me talent te rralle, por nje jete tragjike.

Ata thone se 50 vjecari i ndare nga jeta ne 25 qershor prej nje ataku ne zemer, ishte armiku me i keq i vetvetes. Problemet qe e trazuan qenien e tij ne mase te madhe buronin nga vete Majkelli, ndersa femijeria aspak e lumtur ishte duket pengu i madh i kengetarit, nga ku buronte e gjithe fatkeqesia e tij. Nje pjese e te intervistuarve ishin te bindur se emri i Majkell Xheksonit do te kujtohet per shekuj me radhe e madje disa guxuan edhe ta krahasonin trashegimine e tij me ate te Moxartit dhe Bethovenit.


Britani, krijohet sperma nga qelizat staminale

Picture
Per here te pare ne histori, shkencetaret e Universitetit britanik kane krijuar ne laborator spermen njerezore nga qelizat staminale.

Behet fjale per nje zhvillim qe mund te revolucionarizoje gjithcka ne fushen e kurimit te sterilitetit.

Studiuesit e "Northeast England Stem Cell Institute", shkruan "Telegraph", thone se ne harkun kohor te 10 vjeteve, kjo teknike mund te perdoret normalisht per kurimin e rasteve te sterilitetit dhe nuk perjashtojne se ky eshte nje zhvillim historik ne fushen e mjekesise.

Sipas shkencetareve nuk eshte i pamundur prodhimi i qelizave staminale femerore, qe do i jepte keshtu te drejten nje gruaje te kishte femije, pa asnje lloj kontributi mashkullor.

Profesor Nayernia, qe ka drejtuar eksperimentin, saktesoi se spermatozoidet e realizuar ne laborator nuk jane 'perfekte", por kane te gjitha cilesite thelbesore per procesin riprodhues.

Preu... organin e tij gjinor me sharrë

Picture
Puna dhe pija nuk shkojnë të dyja bashkë. Këtë gjë vërtetoi në mënyrën më tragjike një zdrukthëtar nga Bretania e Madhe, i cili preu organin e tij me sharrë duke bërë një dollap duke qënë i dehur.

54 vjeçari Stuart Keen thërriti ambulancën nga telefoni duke bërtitur ''Më ndihmoni - po vdes nga hemoragjia''.

Në shtëpinë e tij shkuan shpejt policia dhe ambulanca në zonën Wantage të Oxfordshire. Nuk u besonin syve kur panë në banjë organin e tij të prerë.

Menjëherë e çuan në spitalin «John Radcliffe» të Oxfordit në gjendje të rëndë. Për fatin e tij të mirë, kirurgët arritën që t'ja ngjisnin organin dhe dje njoftuan se Keen është në gjendje të përmirësuar.


SH.B.A - Gjarpëri piton mbyt një vajzë 2 vjeçe

Picture
Një vdekje të tmerrshme gjeti një vajzë 2 vjeçare nga Florida e SH.B.A-së, kur një një piton Virman 3,6 metra e mbyti vajzën e vogël brënda në shtëpi gjatë kohës kur flinte.

Gjarpëri, i cili ishte kafshë shtëpiake e familjes, theu xhamin e kafazit ku e mbanin gjatë natës, shkoi në dhomën e fëmijës dhe e sulmoi.

Kur erdhi ambulanca ishte tepër vonë. Vajza e vogël 2 vjeçare kishte lënë frymë. Më përpara se ë vinte ambulanca, i zoti i gjarpërit dhe shok i nënës së vajzës, Charles Darnell, e gjeti gjarpërin të mbështjellë rreth trupit të fëmijës dhe goditi me thikë gjarpërin që të shpëtonte fëmijën.

Përfaqësuesi i policisë së Floridës tha se qytetarët duhen të kenë leje për të patur një gjarpër të tillë si kafshë shtëpiake, gjë që Darnell nuk e kishte.
Sidoqoftë deri tani nuk i kanë bërë denoncim dhe nuk është ndjekur nga policia.

SHOK: 13 persona vrasin veten per mbretin e Popit Michael Jackson

Picture
Është e vërtetë!

Të rejat janë tragjike dhe gjëndja ka humbur kontrollin dhe nuk flasim për mbajtje zie të një njeriu por për çmenduri.

Gary Taylor, presidenti dhe pronari i MJJcommunity.com vërtetoi 13 vrasje vetesh të fansave të mbretit të popit. Mendoj se njëri prej tyre është nga Britania. Është një gjëndje shumë e vështirë, por u drejtohem të gjithë fansave dhe u lutem... Majkëlli nuk do e donte këtë gjë për ju! Mos e bëni!


Yemeni: Ekzekutimi i pederastit përpara publikut

Picture

Shok provokojnë disa foto që u publikuan në internet dhe tregojnë mënyrën që ndërshkohet në burrë, i cili akuzohet për përdhunim dhe vrasjen e një 11 vjeçari në Yemeni.
I akuzuari sillet vërdallë në qytetin ku ka lindur me pranga i veshur me një rrobë të bardhë. Pastaj e shtrijnë përtokë perpara popullit dhe përpara se ta vrasin thotë dëshirën e fundit.
Turrma, midis tyre edhe fëmijë, bërtasin, duartrokasin dhe shumë të tjerë e filmojnë me celular.
Viktima, një djalë 11 vjeçar shkoi për tu qethur gjatë një feste myslymane Eid.

Berberi pasi e përdhunoi e copëtoi trupin e tij dhe i hodhi copat e trupit diku jashtë kryeqytetit Sanaa. U dënua me vdekje nga gjyqi i Yemeni një muaj më pas, pasi pranoi dhe rrëfeu fajin e tij.

Fotografitë nga çastet e fundit të jetës së tij bënë qarkullimin rreth botës duke krijuar reagime të ndryshme.

Yemeni është një nga 59 shtetet e botës që ekziston dënimi me vdekje. Brenda vitit 2009 janë ekzekutuar 9 persona.

14 vjec  dhender
shikoni cfar behet.

E mbyte rryma

E mbyte rryma nje indian (Indi) permbi tren ne nje nga stacionet hekurudhore.

http://www.metacafe.com/watch/2905377/oh_my_god_man_die_with_electic_shock_40_000_v/

Nena e 7 femijeve martohet me shokun e djalit

Picture
Marilyn Buttigieg është nënë e 7 fëmijëve, të lindur nga dy martesa: Melani (29 vjeçe), e Xhimi (27 vjeç), nga martesa e parë dhe Davinia (25 vjeçe), Prishilla (18 vjeçe), Mark (19 vjeç), Riçi (14 vjeç) dhe Gabi (14 vjeç), nga martesa e dytë, me kujdestarin e një stadiumi, martesë e cila ka zgjatur 18 vjet. Një ditë Marku, i cili në atë kohë ishte 16 vjeç, u kthye në shtëpi bashkë me një mikun e tij, William Smith. 5 vjet më parë, Marilina ishte diagnostifikuar se vuante nga sindroma e lodhjes kronike, sëmundje që e kishte bërë të braktiste punën në një bar. "Jeta ime ishte shumë e trishtë, ndihesha gjatë gjithë kohës e lodhur, shtrirë në shtrat. Por, kur William-i filloi të vizitonte shtëpinë tonë, sensi i tij i humorit më bënte të ndihesha më mirë", - ka thënë Marilina për tabloidin "The Sun". "Pas disa javësh nisi të vinte shpesh për darkë, dhe u bë një njeri i përhershëm në shtëpinë tonë". Burri i saj, Geri, dhe djali, Marku, nisën të talleshin, duke pyetur Marilinën se mos ishte dashuruar me William-in. "Pas nisjes së sëmundjes, marrëdhënia ime me Gerin kishte kohë që po shkonte keq. Flinim në dhoma të ndara dhe unë ndihesha e vetmuar". Kështu nisi të kishte miqësi me William-in, i cili menjëherë nisi të bënte pazarin për të, të priste barin në kopsht: pas 3 muajsh xhentilesa e këtij djaloshi i shkaktoi Merilinës një tërheqje të thellë. "E dija që ishte gjë e gabuar, jo vetëm se është shoku i djalit tim, por, mbi të gjitha, se ishte vetëm 16 vjeç. Një ditë ishim në kuzhinë dhe William-i më tha: "Më pëlqen shumë Marilin dhe jo vetëm si mike". Iu përgjigja se dhe unë ndieja të njëjtën gjë, por nuk mund të bënim asgjë. Një ditë ama, ndihesha shumë e lodhur dhe William-i po më ndihmonte për të zbritur nga krevati. Ndërsa po më mbante, pati një moment magjik mes ne të dyve dhe u puthëm me shumë pasion. "Duhet të ndalojmë, - i thashë - çfarë do të thonë fëmijët e mi?" Për një vit e mbajtëm këtë lidhje të fshehur, shkëmbenim puthje vjedharake dhe shkonim në hotel për të qëndruar vetëm. Në fillim ndihesha ende në faj, por pasi kryem marrëdhënie seksuale për herë të parë, të gjitha frikërat që kisha, m'u zhdukën tërësisht". Në nëntor 2007, Marilini u divorcua nga Geri dhe William vendosi t'ua tregonte të gjitha fëmijëve të saj: por reagimet nuk ishin nga ato të mirat. Ndërsa Prishila dhe Riçi e përjetuan mirë, 5 fëmijët e tjerë provuan një "urrejtje" të madhe për nënën e tyre. "Gabi shkoi të jetonte me babanë e tij, Marku thoshte që isha një pedofile," - tregon Merilini. Ndërsa William-i tregon se familja e tij nuk e miratoi këtë veprim, ndërsa shumë nga miqtë që ai kishte e braktisën. Tani, pas 3 vjetësh nga takimi i tyre i parë, William-i dhe Merilini janë martuar dhe gruaja duket se ka gjetur paqe me fëmijët e saj. "Marku më tha që është shumë i kënaqur për mua, Davinia dhe Gabi më ndihmuan të zgjedh fustanin. Edhe familja e William-it erdhi në ceremoni", - tregon e lumtur Marilyn. "Të martohesha - thotë William - ishte eksperienca më e bukur që kam kaluar ndonjëherë. Fjalët nuk mund të përshkruajnë lumturinë që ndiej tani".

Meta pranon ftesën e Berishës për koalicion

Picture
Kryetari i Lëvizjes Socialiste për Integrim, Ilir Meta pranon publikisht ftesën e kryeministrit Sali Berisha për të formuar së bashku koalicionin qeverisës për katër vitet e ardhshme.
Vendimi i LSI-së vjen vetëm pak minuta pas ftesës publike që i bëri Berisha. “E pranoj ftesën e kryetarit të Partisë Demokratike, Sali Berisha, për të formuar së bashku koalicionin qeverisës”, deklaron Meta.

“Vendimi jonë vjen pas konsultimeve të gjëra me eksponentët vendas dhe ndërkombëtarë të cilët kërkojnë përshpejtimin e reformave dhe stabilitetin e vendit. Ne pranojmë me përgjegjësi historike ftesën për të nisur negociatat me zotin Berisha për të realizuar programin e integrimit europian", theksoi Meta.

"Nuk jam i lumtur për këtë, është vendimi më i vështirë i jetës sime. Bashkëpunimi jonë me Edi Ramën është i pamundur, ndërsa bashkëpunimi Rama-Berisha u provua dhe solli vetëm krizë, ndërsa Meta ishte i vetmi në opozitë. Marrëveshja me Berishën do të jetë transparente dhe në funksion të stabilitetit të vendit. Jam i bindur se programi i kësaj mazhorence të re, edhe të djathtë edhe të majtë, do të garantojë përmbushjen e programit për integrimin evropian. Marrëveshja me Berishën do të jetë transparente dhe ju do të jeni të informuar për gjithçka", përfundoi kryetari i Lëvizjet Socialiste për Integrim. vbrep_register("64904")  

Dhjetë lojtarët e mëdhenj që braktisën Unitedin

Picture
Superylli portugez Cristiano Ronaldo duket se do të largohet nga Manchester Unitedi për një shumë rekorde prej 80 milionë funtesh (93.93 milionë euro) të cilën është shprehur i gatshëm ta paguajë Real Madridi për të fituar shërbimet e lojtarit më të mirë në botë për sezonin 2007/2008.

Ndërkohë kemi shënuar listën prej dhjetë lojtarëve të klasit të lartë, të cilët i kanë braktisur Djajtë e Kuq për të veshur fanellën e një skuadre tjetër, ndërsa ju mund të parashikoni nëse ia vlen që Los Blancos të paguajnë këtë shumë të madhe parash dhe nëse Ronaldo do të jetë një transfer i suksesshëm apo i dështuar te gjiganti spanjoll.

Dhjetë top-lojtarët të cilët e kanë braktisur Manchester Unitedin dhe vlerësimi i tyre pas transferimit me notat nga 1 deri në 10:


1. Johnny Giles u transferua te Leeds në vitin 1963. Nota: 9

2. Ray Wilkins u transferua te Milan në vitin 1984. Nota: 6

3. Mark Hughes u transferua te Barcelona në vitin 1986. Nota: 2

4. Paul McGrath u transferua tek Aston Villa në vitin 1989. Nota: 9

5. Andrei Kanchelskis u transferua tek Everton në vitin 1995. Nota: 7

6. Paul Ince u transferua tek Inter në vitin 1995. Nota: 7

7. Lee Sharpe u transferua te Leeds United në vitin 1996. Nota: 1

8. Jaap Stam u transferua te Lazio në vitin 2001. Nota: 7

9. David Beckham u transferua te Real Madridi në vitin 2003. Nota: 6

10. Ruud Van Nistelrooy u transferua te Real Madrid në vitin 2006. Nota: 8

Cristiano Ronaldo u transferua te Real Madrid në vitin 2009? Nota: ?

Peshk me dy koka - Foto

Picture

Eshte 16 vjec por duket vetem 2

Picture

Eshte 16 vjec por duket si nje 2 vjecare. Per amerikanen Brooke Greensberg koha kalon ne menyre krejt te vecante. Trupi nuk i zhvillohet ne menyre te njetrajteshme, por cdo pjese e trupit te vajzes-femije duket se zhvillohet ne menyre te pavarur nga te tjerat.
Brooke ka mbushur 16 vjec ne janar te 2009, peshon 7 kilogram dhe eshte vetem 75 centimetra e gjate.
Sipas mjekeve shkencetare qe ndjekin zhvillimin e saj cdo dite struktura skeletore e saj eshte tipike per nje femije 10 vjecare. Kur eshte e lumtur nuk flet por buzeqesh dhe eshte ne gjendje te njohe personat qe i rrine prane gjate dites.
Ne shtate vitet e para te jetes se saj i eshte dashur te perballet me shume semundje duke dale gjithmone fitimtare, shtate raste me ulcer ne stomak dhe 14 dite ne koma si pasoje e nje tumori ne tru. Qe ne vitet e para te jetes i eshte nenshtruar nje terapie intensive me hormone te rritjes, terapi e cila nuk pati efekt as ne peshe dhe as ne strukturen trupore.Asnje doktor nuk guxon te jape nje mendim se sa mund te jetoje Brooke.
Per te kuptuar bllokimin e rritjes dhe te plakjes se saj shkencetaret kane marre kampione te ADN-se dhe qelizave te saj dhe po i studiojne me imtesi ato. Doktor Richard Walker, profesor ne fakultetin e Mjeksise ne Universitetin e Florides se Jugut eshte i bindur qe vajza eshte nje celes per shkencen. Rasti i saj mund te coje ne zbulimin e natyres se vdekshmerise njerezore dhe ne izolimin e geneve pergjegjese per plakjen, per te siguruar nje rini te perjeteshme.
Teoria e doktor Richard Walker mund te sjelle ndryshime ne zbulimet mjekesore dhe ne studimet e ADN-se dhe ne zbulimin e menyres per te "izoluar" genin e plakjes, por ajo mbart me vete nje numer te madh problemesh etike.

Shëndeti në filxhanin e çajit të gjelbër

Picture

Në vendet e Azisë, çaji i gjelbër në formë pije shërben për detoksikimin e organizmit, përmisimin e qarkullimit të gjakut, gjendjes së përgjithshme të organizmit dhe rezistencës së tij ndaj sëmundjeve. Çaji i gjelbër preferohet në prevenimin e kancerit dhe ruajtjen e funksioneve të trurit.

Çaji i gjelbër fitohet me tharjen e gjetheve të bimës së çajit Camellia sinensis, ndërsa përpunohet me avull dhe terje në ajër për të mos u dëmtuar enzimet. Në këtë mënyrë mënjanohet procesi i oksidimit dhe fermentimit, dhe çaji përmban ngjyrën e gjelbër dhe përbërësit tjerë të vlefshëm.

Është ilaç tejet efikas, zvogëlon nivelin e kolesterolit dhe triglicerideve në gjak, ka veprim antibakterial, ndihmon në dietat reduktuese, vepron pozitivisht në SNQ, në sistemin kardiovaskular, përmirëson disponimin, forcon zemrën, pastron organizmin, heq celulitin, nxit qarkullimin sipërfaqësor. Ka veprim antoksidues dhe detoksikues, sepse përbërësit aktiv të çajit të gjelbër mbrojnë organizmin nga streset oksidative me neutralizimin e radikaleve të lira, dhe njësoj marrin pjesë në forcimin e efikasitetit të sistemit natyral të organizmit.

Paraqet ndihmë të madhe në zvogëlimin e nivelit të përgjithshëm të kolesterolit në serum dhe triglicerideve, ngrit nivelin e HDL (kolesteroli i mirë) dhe zvogëlon nivelin e LDL (kolesterolit të keq), zvogëlon edhe krijimin e pllakave aferomatoze në enët e gjakut.

Është vërejtur një efekt i lehtë antivirusal dhe antibakterial, veçanërisht në traktin digjestiv. Përbërësit aktiv të çajit të gjelbër me konsumim të rregullt, me veprim kompleksiv mund të veprojnë në humbjen e kilogramëve të tepërt.


MBRON TRURIN NGA PROCESI I PLAKJES

Personat të cilët rregullisht konsumojnë çajin e gjelbër, zvogëlojnë rrezikun nga zvogëlimi i aftësive mendore në moshën e pleqërisë. Hulumtimet kanë treguar se kofeini nga çaji i gjelbër ngacmon koren e trurit të madh, e që ndikon në memorizim më të mirë, koncentrim, motivim, ndërsa puna intelektuale bëhet më e lehtë dhe më e suksesshme. Disa përbërës të veçantë të çajit të gjelbër mund të mbrojnë qelizat e trurit nga proceset e dëmshme që përcjellin sëmundjen e Alzheimerit dhe Parkinsonit.


ZVOGËLON RREZIKUN NGA PARAQITJA E KANCERIT

Çaji i gjelbër pengon paraqitjen dhe përparimin e sëmundjve malinje. Pija është e pasur me antioksidans (katehine) të cilat pengojnë veprimin e enzimit urokinaza - përgjegjës për përhapjen e qelizave kancerogjene. Bllokimi i veprimit të urokinazës, me këtë rast qelizat e kancerit vdesin, sepse humbin burimin e proteineve. Shkencëtarët japan kanë zbuluar se çaji i gjelbër është i mirë në prevenimin e kancerit të ezofagut dhe gjirit, dhe pengon paraqitjen e kancerit të lukthit, mëlçisë dhe prostatës, dhe përmirëson gjendjen shëndetësore të personave të sëmurë nga sëmundjet malinje. Antioksidantët që përmban çaji i gjelbër mbrojnë edhe nga ndryshimet e strukturës së ADN-së të shkaktuar nga ndikimi i dëmshëm i rrezeve ultravjollcë, andaj në kohë të fundit po zhvillohen trema që përmbajnë përbërës të çajit të gjelbër për prevenimin e kancerit të lëkurës.


PIJE PËR BUKURI

Konsumimi i përditshëm i çajit të gjelbër përshpejton metabolizmin dhe kështu ndihmon në mënjanimin e kilogramëve të tepërt, ndërsa interesant është që antioskidantët nga kjo pije duke përfshirë vitaminën C dhe E, ngadalësojnë plakjen e lëkurës dhe tharjen e saj. Tri gota në ditë mund të ndihmojnë në përmirësimin nga veprimi i dëmshëm i rrezeve të diellit. Për këtë çaji i gjelbër gjithnjë e më shumë është përbërës i prodhimeve kozmetike.


KUNDËR ALERGJIVE

Rezultatet e hulumtimeve shkencore kanë treguar që konsumimi i rregullt i çajit të gjelbër mund të lehtësojë gjendjen e personave që vuajnë nga alergji të ndryshme. Shkencëtarët japan identifikuan një përbërës në çajin e gjelbër i cili bllokon receptorët kyq në qelizë përgjegjës për reaksionet alergjike.



Sateliti i Saturnit “perplas” shkencetaret

Picture


Ne numrin e kesaj jave, revista shkencore “Nature” ka dale me dy artikuj qe konfirmojne dhe kundershtojne ekzistencen e ujit te ngrire ne siperfaqen e henes se gjashte me te madhe te Saturnit, Enceladus.
Ne kete rast shkencetaret kundershtojne njeri-tjetrin me teza te ndryshme, duke u konfrontuar me fakte te ndryshme ne faqet e kesaj reviste, ndersa gjykimin perfundimtar per kete do ta japin vetem lexuesit. Me poshte do publikojme ne vije te pergjithshme dy hipotezat.

Hipoteza A. Pjese te medha akujsh vihen re ne polin e jugut te Enceladus. Masat e akullit jane gjigande dhe ato jane formuar nga uji dhe gazrat. Provat per kete i japin fotot e sondes Cassini qe sillet perreth planetit te unazave. Ne kete perfundim ka dale Juergen Schmidt nga Universiteti i Potsdamit ne Gjermani dhe Nikolai Brilliantov nga Universiteti i Leicesterit ne Angli. Perfundimet e tyre theksojne gjithashtu se mes pjeseve te akullta gjendet edhe sodium, cka verteton se poshte akujve ndodhen oqeane. Kjo do te thote gjithashtu se ne satelitin e Saturnit mund te ekzistojne edhe forma te ndryshme jete.

Hipoteza B. Sipas profesorit Nicholas Schneider nga qendra e kerkimit ne Kolorado, Enceladus nuk fsheh oqeane pasi imazhet e teleskopit Keck-1 me diameter 10 m kane matur nje sasi shume te vogel kripe. Nese do kishte oqeane, atehere sasia e kripes do ishte shume here me e madhe. Nga ana tjeter, profesor Schneider nuk eshte shume i sigurt ne hipotezen e tij, duke theksuar se mund te gjenden edhe shume interpretime te tjera. “Mund te hedhim shume hipoteza por nuk jemi ne gjendje t’i vertetojme. Duhet te studiojme me kujdes cdo detaj por nuk mund te flasim per cdo gram kripe qe gjejme”, thekson me nota ironie shkencetari.